Foto: Jean-Paul Belmondo/ Getty Images
Foto: Jean-Paul Belmondo/ Getty Images
 

Një nga yjet më të mëdha të kinematografisë franceze, Jean-Paul Belmond, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Belmond i njohur me emrin artistik Bébel nga audienca franceze, u bë një nga yjet më të njohura të aktrimit në vitet e 60-ta dhe 70-ta , ai fitoi famë ndërkombëtare si ylli i filmit të Jean-Luc Godard, “Breathless”, shkruan Independent. Vdekja e aktorit u konfirmua nga agjenti i tij për AFP.

I lindur në vitin 1933 në periferi të Parisit, në lagjen Neuilly-sur-Seine, Belmond vazhdoi shkollimin në disa shkolla private duke tentuar të bëhej boksier. Më pas aplikoi në Akademinë prestigjioze Kombëtare të Arteve Dramatike dhe u pranua në vitin 1952, duke vazhduar të gëzonte suksese në disa prodhime teatrore.

Ju pëlqen!

Godard, atëherë një kritik në revistën franceze të filmit Cahiers du Cinéma, vuri re Belmondon gjatë performancës në realizimin e “Un Drôle de Dimanche” të Marc Allegret në 1958. Ai i dha atij një rol në filmin e shkurtër, “Charlotte and Her Boyfriend”.

Belmondo shënoi rolin e tij të parë kryesor më vonë atë vit, në “Les Copains du dimanche” të Hendri Aisner. Në të njëjtën kohë po merrte vëmendje për interpretimin e tij në shfaqjen, “Oscar”. Ishte kjo e fundit që e ndihmoi të merrte një rol në filmin gangster “Classe tours risques” (1960).

Në rolin e tij të madh, si Michel Poiccard, në filmin e Godard, “Breathless”, Belmondo siguroi statusin e tij dhe u bë i njohur për shfaqjet e tij si njeri i fortë me një avantazh joshës. Në atë kohë, The New York Times vërejti se Belmondos po i ofroheshin “më shumë detyra aktrimi sesa mund të përballojë”.

Ndër rolet e tij në vitet e 60-ta, u paraqit si një gangster në pension në “A Man Named Rocca” dhe si alkoolist në “A Monkey in Winter“. Belmond gjithashtu u bashkua me Godard për muzikalin, “A Woman is a Woman”.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.