A duhet të hash para apo pas ushtrimeve fizike në mëngjes? Kjo gjë është debatuar për vite.

Kampi “i ngrëniës para aktivitetit fizik”, thotë që ushqyerja para ushtrimeve rrit sheqerin në gjak, duke i dhënë trupit energji për të rritur intensitetin dhe gjatësinë e këtyre ushtrimeve. Gjithashtu nuk të lë të ndihesh i lodhur ose të të merren mendtë.

Kampi “i ngrënies pas aktivitetit fizik”, thotë se djeg më shumë yndyrna nëse nuk ke ngrënë gjë para se të bësh ushtrime fizike.

Ju pëlqen!

Një studim i kryer në Mbretërinë e Bashkuar mbështet teorinë e dytë: Në 30 meshkuj obezë apo mbipeshë, ata që ushtruan para se të hanin mëngjes dogjën dy herë më shumë yndyrna se sa meshkujt që hëngrën para se të ushtroheshin.

Kjo sepse ushtrimi fizik pa pasur ushqim në organizëm e detyron trupin të fillojë të djegë karbohidratet rezervë, dhe pas tyre qelizat yndyrore.

Pavarësisht kësaj, personat e grupit që hanin pas aktivitetit fizik nuk humbën më shumë peshë se sa ata që hanin para. Por ata kishin efekte të thella pozitive në shëndet.

Aktiviteti fizik para ngrënies i bëri pjesmarrësit në studim që të kishin një përgjigje më të mirë ndaj insulinës, e cila kontrollon sheqerin në gjak, duke reduktuar kështu riskun për diabet dhe sëmundje të zemrës.

Një studim i vitit 2017 nga Universiteti i Bath, vëzhgoi 10 meshkuj që nxorën të njëjtat rezultate, për shkak të niveleve më të ulëta sheqerit në gjak meqë nuk kishin ngrënë para se të kryenin aktivitetin fizik, pjesmarrësit dogjën më shumë yndyrna.

Sigurisht që kërkohet të bëhen më shumë studime për këtë çeshtje, që të kenë grupe studimi më të mëdha në numër. Por, bazuar në studimet e bëra deri në tani dhe në atë që thonë specialistët, duket sikur aktiviteti fizik para ngrënies së mëngjesit është më mirë për shëndetin e përgjithshëm, edhe pse jo gjithmonë të bën të biesh në peshë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.