E plotësuar-  Para protestuesve ka mbajtur një fjalim edhe deputeti i VV-së, Glauk Konjufca.

Ai ka thënë se kryeprokurori Aleksandër Lumezi, nuk është kryeprokuror por Prontokuror.

“Ky nuk është kryeprokuror por Prontokuror. Të kisha ditë që kaq kollaj është me u bo kryeprokuror e kisha krye edhe provimin e jurispodencës. Jemi mbledhur këtu si qytetarë të Republikës të revoltuar ndaj padrejtësisë, jemi bërë bashkë për me shpallë një aktakuzë. Kjo është aktakuzë kolektive e qytetarëve të revoltuar, të pandehurit janë pushtetarët e korruptuar dhe prokurorët e shitur, emri i krimit është amnistia e keqbërësve nga prokuroria e shtetit”, ka thënë Konjufca.

Ju pëlqen!

Ai ka theksuar se drejtësia në Kosovë ka kollapsuar, dhe se vendi ka nevojë për qeverisje të re.

Në fund, Konjufca ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrje duke thënë se mirupafshim në protestat e radhës. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

……………….

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!