Në orët e para të mëngjesit të sotëm (03:40), në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një ariu. Një  person ka pësuar lëndime trupore ndërsa ariu ka ngordhur në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar Shaban Omsanollaj.

Gjatë lëvizjes së veturës me targa të Shqipërisë në autostradën “Ibrahim Rugova” , ariu ka dalë në rrugë dhe është goditur nga vetura.

“Po është e vërtetë, rasti ka ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova skatësisht në drejtimin Vërmicë-Prishtinë, në kilometrin e tetë. Është goditur një ari me një veturë me targa të Shqipërisë. Në aksident janë lënduar tre persona dhe ariu ka ngordhur në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ariun problematik që shkaktonte dëme në komunën e Prizrenit. Javë më parë ky ari ishte bërë i famshëm, pasi sipas banorëve, kishte mbytur 38 dele në dy lokacione të ndryshme dhe kishte dëmtuar pesë koshere me bletë. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]