Akil Gjakova e ka mposhtur Igor Wandtke në kategorinë deri më 73 kilogramë

Xhudisti kosovar tregoi një luftë të madhe ndaj gjermanit, Wandtke dhe në fund arriti që të fitonte për të kaluar në rrethin e tretë të Grand Slamit që po mbahet në Paris të Francës.

Akili në raundin e parë kishte kaluar pa luftë, ndërsa në raundin e ardhshëm do të takohet me fituesin e luftës ndërmjet Alexandru Raicu dhe Frigyes Szabo.

Kujtojmë që më herët Distria ka shënuar fitore, derisa Nora Gjakova është eliminuar nga ky Grand Slam.

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]