Anëtari i Akademisë së Arteve edhe Shkencave të Serbisë Dushan Kovaçeviç në intervistën për gazetën “Kurir” vlerësoi se askush nuk do të guxojë të nënshkruajë pranimin e Kosovës, sepse do të vdes para se të thahet ngjyra e shkrimit, përcjell e pavarura MekuliPress.com

Ai konsideron se çështjet e mëdha siç është çështja e Kosovës duhet të shkojnë në referendum dhe përkujton se para kësaj duhet të vijë ndryshimi i Kushtetutës, por edhe thekson kjo kurrë nuk do të kalojë dhe askush nuk do të guxojë të nënshkruajë.

Kovaçeviç duke komentuar paraqitjen e “non paper” tha se “dikush luan me letra lakmuesi, hulumton temperaturën dhe teston pulsin që nxit një letër e tillë”.

Ju pëlqen!

“Çdo gjë është organizuar mirë, por nga ajo nuk ka asnjë përfitim. Shumica e madhe e shqiptarëve dhe serbëve nuk do të pajtohet për asnjë marrëveshje të tillë. Nëse është kusht për rrugën e mëtejme drejtë BE pranimi i Kosovës, atëherë nuk do ketë aso rruge”, tha Kovaçeviç.

Lexo po ashtu:  Drejtori i policisë në Serbi: Jemi të gatshëm të ndërhyjmë në Kosovë
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!