Akademiku Rexhep Qosja kërkon që propozimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shihen me kujdes nga liderët e Kosovës. Në një lidhje telefonike në News24, Qosja foli për propozimet që mund të ketë Uashingtoni apo Europa për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e Albin Kurtit, si kryeministër.

Në pjesën më të madhe të rasteve, çështjet mes shteteve ballkanike sipas tij, janë zgjidhur nga fuqitë e mëdha.

Më tej Rexhep Qosja thotë se duhet të mendohet edhe mundësia e shkëmbimeve të territoreve.   

A do të jetë axhenda e VV në përputhje me axhendën në Washington apo Berlin?

SHBA-të kanë caktuar përfaqësuesin e tyre i cili do të jetë pjesëmarrës në këto bisedime mes palës shqiptare dhe asaj serbe. Tani a do merren parasysh ato që mund të kërkohen nga BE dhe SHBA që do të propozohen prej qeverisë së Kosovës nuk e di por unë di një gjë prej krizës lindore, çështjet mes shteteve Ballkanike, jo të gjitha të herët por në pjesën më të madhe të rasteve janë zgjidhur si kanë kërkuar fuqitë e mëdha. A do të ndodhë kjo mes Kosovës e Serbisë? Do ta shohim. Propozimet e SHBA dhe BE-së për zgjidhjen e problemeve duhet të shihen me kujdes të madh. SHBA-të janë shtetet me rëndësi të madhe për gjendjen e shtetit. Duhet të kemi parasysh përkushtimin e tyre ndaj Kosovës.

Do të jetë e lehtë apo e vështirë për Albin Kurtin për të përballuar presionin e ndërkombëtarëve?

Nuk e dimë ende se çfarë karakteri do të jetë ajo trysni e ndërkombëtarëve. Mund të supozojmë se mund të kërkojnë një shkëmbim territoresh, një pjesë të veriut me Luginën e Preshevës, këtë sa territor do ta caktonin ekspertët por në qoftë se ne duam që çështja e Kosovës, mosmarrëveshja e Serbisë me Kosovën, kjo çështje të zgjidhet historikisht ne duhet të mendojmë dhe për këtë mundësinë e shkëmbimeve të territoreve. E di se ky mendim ka shumë pak përkrahës. U pajtuan mes kufirit me Malin e Zi, ku Kosova i dhuroi Malit të Zi afro 9 mijë ha tokë pse këta burra e trajtojnë si ide antikombëtare idenë e shkëmbimit të territoreve? Sidoqoftë të shohim se çfarë do të propozojnë SHBA-të dhe BE.

Kemi një problem tani, krijimin e kësaj qeverie. Një ngjarje që ndodhi sot nuk lejon bindjen se kjo qeveri do të krijohet lehtë. Disa parti kërkuan rinumërimin e votave. Ato tre parti, LDK që i ka kërkuar, PDK dhe Nisma+AKR pse tash pa marrë fund plotësisht numërimi i votave, pse tash kur rezultati përfundimtar nuk dihet ende, pse e kërkuan tani? Mos e kërkuan për të shtyrë krijimin e qeverisë re. Kjo ishte një kërkesë dëshpëruese jo vetëm për ata që përkrahin VV por për gjendjen politike në përgjithësi. Është koha e fundit të merremi vesh mes veti. Duke pasur parasysh interesat e popullit, interesat e shtetit, interesat e Kosovës, interesat e kombit shqiptar në përgjithësi.

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]