Ajo që macet mendojnë për ne humanët do të jetë gjthnjë mister. Por është mirë të dimë që miqtë tanë felinë përdorin mijëra mënyra për të komunikuar me ne(gjithnjë kur kanë qejf ta bëjnë). Dhe një nga këto mënyra është lëvizja e bishtit, që ashtu si për veshët, ka kuptime të ndryshme të lehta për t’u parë dhe kuptuar.

Nëse vështrojnë bishtin ne mund të krijojmë një ide për humorin e maces që kemi në shtëpi. Mjafton të dimë kuptimet e ndryshme. Për ta bërë mjafton një guidë e thjeshtë me të cilën mund të interpretojmë lëvizjet e shumta.

Bishti drejt në ajër

Bishti i drejtë është shenjë e gjërave të mira. Kur një mace e mban bishtin lart në ajër,shpreh siguri, ekzaltim dhe kënaqësi. Macet përshendesin shpesh të zotët e shtëpisë me bishtin drejt dhe është një mënyrë për të thënë se janë të kënaqur që po i shohin.

Bishti i përdredhur në formën e pikëpyetjes

Kur e mban kështu, është sepse është kurioze dhe e lumtur. Bishti kështu tregon afërsi dhe dëshirë për të luajtur. Macja jote po të thotë se është një moment i mirë për ndonjë përkedhelje mes veshëve ose për të luajtur me lodrën e preferuar të tij/saj.

Bishti i ulur

Kur macet e mbajnë bishtin të ulur, është sepse nuk ndjehen të sigurta për momentin që po përjetojnë,. Dhe kjo mund të bëjë që ato të sillen agresive. Përtej kësaj, disa raca macesh, si ato persiane p.sh, kanë tendencën që të ulin bishtin kur kanë dëshirë për të luajtur.

Bishti që përplaset për tokë

Kur një mace përplas bishtin në tapet, do të thotë që po vjen një stuhi. Një bisht që lëviz shpejt, para dhe pas,do të thotë se macja e shtëpsië është e irrituar ose e frikësuar.

Bishti që dridhet

Nënkupton se pritet të ndodhë diçka. Bishti lëviz lehtësisht nga një anë në tjetrën dhe është lëvizje e zakonshme kur një mace është e përqendruar në një objekt të veçantë, si një insekt apo lodër.

Bishti i fryrë

Kam frikë, por nuk dua që ti ta dish. Ja çfarë mendon një mace kur fryn bishtin, duke kërkuar që të duket më e madhe se ç’është,  që do të thotë se do të largojë ose të përballet me diçka që e përcepton si rrezik.

Bishti në mes të këmbëve

Kjo mbasë është lëvizja më e thjeshtë për t’u kuptuar. Kur një mace e mban bishtin të fshehur ka frikë, ndjehet e pasigurtë ose e nënshtruar, duke treguar se ka diçka përreth saj që po e vë në siklet.

Bishti i përdredhur ndaj diçkaje

Mbërthimi i diçkaje me bisht për macet është e barabartrë me një përqafim. Mund ta bëjë si me njerëzit ashtu edhe më te ngjashmit e saj, por edhe me objekte që është lidhur,si për shembull divani.

Bishti që lëviz në ajër

Kur macet e mbajnë bishtin drejt në ajër dhe e shkundin me shpejtësi, do të thotë se janë të ekzaltuara ose janë duke marrë diçka pozitive si për shembull një ushqim ose po i hapet dritarja që e ndan nga kopështi.

 Burimi:La Stampa/Përshtati në shqip: scan