Pas vendimit të marrë sot nga Qeveria e vendit për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shprehur huti rreth kësaj çështjeje.

Përmes një postimi në Twitter, Ahmeti ka pyetur se për çfarë reciprociteti bëhet fjalë.

“Pyetje e sinqertë – a mundet dikush me më tregu për cilin reciprocitet po flitet? A po flitet për vendimin dy ditë para se me u ndërru qeveritë apo ka edhe ndonjë vendim tjetër?”, ka shkruar Ahmeti.