SHQIPTARËT NË DEMONE-KRACI!

(Ah! Këto 30 vite, të errëta zezëdite)

Liri e mendimit, liri e lëvizjes,
Mendojmë dhe marrëzira,-tradhëtira,
Dalim me humbë,-kush i pari prej vendit,
Prej së keqes,-kryeneqes,-krizës!…

Ju pëlqen!

Të dëshpëruar, të mashtruar, të tradhëtuar,
Ikim, ikim,-mafiozët kah të na fishkëllojnë…,
Kah sytë këmbët, nga dhuna shtetërore,-mizore,
Për një vend pune,-për një copë bukë,-po pësojmë.

Derisa, nga vuajtjet, o dhimbjet e mëdha,
Lypsarë, rrogëtarë të huaj, fort të nënshtruar.
Po na thinjen flokët, po na bien dhëmbët!,
Në kapitalizmin demon-kratik,-mezi po na mbajnë këmbët.
27 Nëntor, 2019

/Krojet tona/

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!