KRIMINALE!

MUP-i i Serbisë në bashkëpunim me disa institucione të Kosoves i ka sjellë në mënyrë të fabrikuar 19 pako me qindra zarfe me fletëvotime secila, me total prej mbi 3000 zarfa, njofton MekuliPress, bazuar në publikimin e informatës nga A.Krasniqi në facebook.

KQZ duhet ti anuloj këto pako të sjella në mënyrë kriminale dhe ta njoftojë prokurorinë ta hetoj këtë veprim antiligjor dhe antikushtetues.

Mijëra mërgimtarëve po nga KQZ u është vështirësuar dërgimi i zarfeve me fletëvotime duke u vendosur procedura absurde, derisa pakot e fabrikuara në zyret e MUP-it të Nishit vijnë të përcjella përmes doganës nga policia e Kosovës pa kaluar fare përmes rrugëve postare.

E papranueshme që institucionet shtetërore e qeveritare (dogana, policia) të veprojnë në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Në mbrojtje të votës së mërgimtarëve, kundër standardeve të dyfishta!

Erdhi dita të marrë fund ky nënshtrim,” përfundon shkrimi i Alban Krasniqit! /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!