Themeluesi i agjensisë së pavarur të lajmeve MekuliPress, Gëzim Mekuli, ekspert i mediave dhe ligjërues, sapo ka bërë një postim publik në lidhje me heshtjen e AGK-së për gjuhën linçuese e denigruese të portalit metro, përdorur në raport me kritikën vlerësuese të z. Mekuli për analistin, publicistin dhe njohësin e fushës diplomatike, Veton Surroi. (Shiko foton e portalit më poshtë).
Mekuli shkruan, ndër tjerash se: “AGK ka 24 orë për të dëshmuar se nuk është e kapur, përndryshe etika, profesioni dhe edukata më detyron të deponoj padi ndaj AGK-së dhe gazetës së sipërcekur”, citon MekuliPress.
Ja shkrimi i tij në median sociale facebook:
Vërejtje!
Ftoj AGK-në të distancohet publikisht, e sa më parë, nga gjuha linçuese e denigruese e portalit metro.
Në të kundërtën, ju garantoj se, do të aktivizohen avokatët norvegjez (jo një por dy), ku do e bëjmë një analizë kualitative e kuantitative të reagimeve publike të AGK-së në lidhje me “gjuhën lincuese e denigruese” të përdorur në publik, konkretisht në rastin tim.
Institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, që mirren me mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe mendimit kritik, do të informohen për njëanshmërinë e përsëritshme të AGK-së.
AGK ka 24 orë për të dëshmuar se nuk është e kapur, përndryshe etika, profesioni dhe edukata më detyron të deponoj padi ndaj AGK-së dhe gazetës së sipërcekur.
Sa për dijeni; Padia nuk do të bëhet në gjykatën e Kosovës.
Sinqerisht,
Gëzim Mekuli.
Vini Re: MekuliPress mëson se avokatët norvegjez në Oslo janë kontaktuar dhe janë të informuar me problematikën.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.