Nesër, me datë 5 nëntor, 2021, bëhen pesë vite nga vrasja e aktivistit Astrit Dehari.

Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon këto aktivitete për shënimin e këtij përvjetori:

  • 09:30 – Homazhe te varri i Astritit;
  • 12:00 – Akademi përkujtimore të Amfiteatri i ri në Bibliotekën Qendrore të UP-së, (Administrata e UP-së, salla koncertale);
  • 15:30 – Dhurimi i gjakut – Dhurimi vullnetar i gjakut në zyrën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! (rr.Behije Dashi, Prishtinë);
  • 20:00 – Të gjithë aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes, por dhe të gjithë qytetarët, ftohen të ndezin nga 5 qirinjë në ballkonet e shtëpive/banesave të tyre në përkujtim të jetës dhe veprës së aktivistit Astrit Dehari.
©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.