Agjencia izraelite e lajmeve Debka, raporton se sipas burimeve në departamentin rus të mbrojtjes, Irani përdori tekonologjinë ruse hapësinore për të goditur një bazë ajrore ushtarake amerikane në Irak

”Burimet ushtarake ruse thanë që Rusia i dha Iranit mjete si raketa me precizion të lartë, të cilat u përdorën në një sulm në dy bazat ajrore amerikane në Irak me 8 janar.

Burimet ruse pretendojnë se u kanë siguruar iranianëve rrjetin e tyre global të navigimit, Glonass, që është ekuivalentja ruse e sistemit GPS të SHBA’ve. Përdorimi i këtij sistemi, sipas burimeve ruse lejoi raketat iraniane të godisnin objektiva me një saktësi prej 10 metrash, veçanërisht në bazën Ein Asad në Irakun perëndimor.

19 raketa u qëlluan nga Irani, 17 prej të cilave qëlluan shënjestrën.

Specialistët dyshojnë në besueshmërinë e argumenteve të gazetarëve izraelitë, megjithatë ata pranuan se Irani me të vërtetë kishte përdorur sistemi Glonass për të drejtuar raketat balistike