Restaurohet kisha me vlera të një rëndësie të veçantë, kisha e Shën Premtes, në fshatin Balldre, Lezhë. Kjo kishë është monument kulture i kategorisë I, prej vitit 1984.

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, shprehet se kjo kishë është objekt kulturor dhe historik me vlera të rralla dhe se, afresket në të janë unikale.

“Është e vetmja kishë në vend, që ka qartësisht darkën e fundit të Jezu Krishtit, por më shumë se 200 vjet para se ta pikturonte Da Vinci, çka i jep kësaj kishe vlera të pakrahasueshme”, – ka thënë, Ndreu.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Kisha është ndërtuar në shekujt XII-XIII, mbi kodrën shkëmbore të një vendbanimi mesjetar. Burimet historike shënojnë fshatin Balldre (Balli i Drinit) që nga mesjeta, me popullsi të ardhur nga alpet e veriut (Kelmendit). Ajo i përket stilit gotik. Më vonë, pati një restaurim që mendohet të jetë i vitit 1462 – sipas mbishkrimit të vendosur në anën e jashtme të Apsidës, ku shkruhet: “Në vitin e Zotit 1462 kujto o Zot shërbëtorët e tu, Perlatët së bashku me të gjithë miqtë e tyre”.

Ky objekt kulti daton në shekullin e III-të. Ruhet e plotë me të gjitha elementet përbërëse arkitektonike me planimetri në formë drejtëkëndore. Veçantia e kësaj kishe vërehet që në momentin që e viziton pasi pasqyron lashtësi, mbijetesë dhe dëshmi historike. Afresket ruajnë vlera me rëndësi, jo vetëm rreth cilësisë së realizimit të tyre, por edhe për historinë e zhvillimit të saj në faza të ndryshme.

 Afresku “Darka e fundit” përbën veçantinë më të madhe, pasi paraqet këndvështrimin për këtë ngjarje të rëndësishme kishtare, dy shekuj më parë se të njëjtën pikëpamje të paraqiste edhe Leonardo Da Vinci. Ajo është realiozuar nga mjeshtërit nga Dalmacia, të cilët kanë qenë të lirë dhe kanë pasqyruar pikëpamjet e tyre në lidhje me këtë ngjarje të Krishtërimit. Në këto afreske, paraqitet Jezusi së bashku me dishepujt e tij, ku bën pjesë edhe Juda, ndërsa ka vetëm 6 gota, ndryshimi me versionin zyrtar që njihet edhe nga kisha katolike, që ka 12 gota. /konica.al/

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...