Një muaj pas rënies së qeverisë së mbështetur nga Shtetet e Bashkuara tek Talibanët, Afganistani po përballet me kriza të jashtëzakonshme; miliona që vuajnë nga uria, ngërç kombëtar të likuiditetit, pezullim të ndihmave , ngrirje të aseteve nga dhuruesit ndërkombëtar dhe shqetësime të abuzimeve të drejtave të njeriut.

Politikëbërësit në Perëndim po hasin vështirësi për t’u lidhur me qeverinë e re të Afganistanit, ku përfshihen terroristë të kërkuar, ndërkohë që vendi i afrohet kolapsit ekonomik. Përpara zaptimit nga talebanët, 80% e buxhetit të qeverisë afganistane financohej nga SHBA dhe dhurues të tjerë perëndimorë. Mbi 40% e Produktit të Brendshëm Bruto vinte nga ndihmat ndërkombëtare dhe thuajse gjysma e vendit jetonte nën kufirin e varfërisë.

Nga popullsia prej 40 milionë,14 milionë banorë në Afganistan nuk kanë siguri ushqimore. Programi Botëror i Ushqimit i OKB, thekson se 200 milionë dollarë duhen për të përmbajtur operacionet në vend deri në fund të vitit. Lidershipi Taliban ka prezantuar politika në lidhje me agjencitë e ndihmave për të vlerësuar vendin, Kjo do të mbikqyret nga një autoritet i quajtur “Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Kompanive dhe Organizatave”, që do trajtojë ndihmat e bizneseve dhe organizatave. Më herët gjatë Javës, donatorë ndërkobmëtarë në një konferencë të OKB në gjenevë, përfshirë shtete europiane dhe amerikane, premtuan mbi 1 miliardë dollarë ndihma për afganistanin e goditur nga lufta.

Ju pëlqen!

Klevis Llaha

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.