Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të jetë gati për 18 muaj.

Kërkesa e investitorëve për të investuar në bregdetin e Jugut ishte një aeroport jo më larg se 45 km. U nis një strategji agresive për zhvillimin e sektorit të aviacionit civil ku nga një aeroport ndërkombëtar tashmë ka 2 dhe në 18 muajt në vijim do të ketë edhe aeroportin më të madh ndërkombëtar të rajonit që është Aeroporti i Vlorës. Aeroportet janë mbështetur edhe nga zinxhiri infrastrukturor. Në verën që vjen do të ketë edhe tunelin e Llogorasë të mbaruar dhe tashmë çdo pasagjer që zbret në Vlorë do të ketë akses edhe në brigjet jugore në vetëm 30 minuta.

Ka nisur zbatimi i projekteve të mëdha që nuk janë të dobishme vetëm për Shqipërinë, por edhe rajonin. /ata.gov.al/

Lexo po ashtu:  Regjistrohen temperaturat më të larta në 72 vitet e fundit në Gjermani
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!