Për ata që i ka marrë malli për të udhëtuar pas muajve të gjata të karantinës, një aeroport në Tajvan ka gjetur zgjidhjen: një itinerar i rremë ku ti bën “check in”, kalon në kontrollin e pasaportës dhe madje hipën në avion. Ndryshimi i vetëm nga një udhëtim real është se ai avion nuk niset kurrë.

Oferta për udhëtimin e rremë nisi të enjten në aeroportin e Songshan dhe ishin rreth 60 persona ata që mezi prisnin të hipnin në avion. Ndërkohë, për këtë udhëtim kishin aplikuar rreth 7000 persona.  “Shpresoj që epidemia të përfundojë së shpejti, në mënyrë që të udhëtojmë me të vërtetë”, tha një 48-vjeçare. Kjo iniciativë ndërmerret nga aeroporti për të treguar rinovimet që ka bërë gjatë kësaj kohe dhe gjithashtu për të prezantuar masat që ka marrë në ambientet e tij për parandalimin e Covid-19.

Aeroporti ka njoftuar se udhëtime të tjera të rreme do të organizohen në javët në vijim.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!