Janë zhvilluar provat e para të testimit të uljes së avionëve në aeroportin e Kukësit. Njoftimi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

E pranishme ishte dhe vetë Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila u shpreh se në ditët në vijim do të ketë sërish teste të tilla, të njohura si procedura standarde. Ministrja Balluku u shpreh se në ditët në vijim do të ketë sërish prova të tilla standarde.

“Brenda 4 vjeçarit të ardhshëm ne parashikojmë të nisim edhe dy aeroporte të tjera, siç është ai i Sarandës dhe ai i Korçës, duke përmbushur kështu një strategji me 5 aeroporte në territorin e Shqipërisë” u shpreh më tej Balluku.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.