Darnella Frazier, adoleshentja që regjistroi vrasjen e George Floyd në Minneapolis vitin e kaluar, mori një citim special të Çmimit Pulitzer të premten.

Videoja, në të cilën ajo regjistroi oficerin e atëhershëm të policisë, Derek Chauvin, duke ia vendosur Floydit gjurin në qafë, qarkulloi gjerësisht në mediet sociale, duke shkaktuar protesta në SHBA mbi dhunën e shkaktuar.

Sipas medieve të huaja, Frazier ishte 17 vjeçe kur regjistroi videon.

Ju pëlqen!

Bordi i Çmimit Pulitzer tha se Frazier ishte nderuar “që regjistroi me guxim vrasjen e George Floyd”.

Çmimet, të administruara nga Universiteti Kolumbia, njohin raportimin në gazeta, revista dhe në mediet dixhitale.

New York Times mori çmimin për shërbimin publik, i cili zakonisht shihet si çmimi më i lartë i Pulitzerëve.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.