Adela Gjoka, një vajzë vetëm 23 vjeçe nga Rrësheni i dha fund jetës në kushtet e një depresioni të rëndë për shkak të varfërisë ekstreme të familjes së saj dhe pamundësisë për të gjetur një vend pune. E diplomuar për inxhinieri, ajo u end më kot dyerve shtetërore pasi nuk mori kurrë një përgjigje pozitive. Çdo përplasje dere ishte një thyerje zemre për të. I vranë shpresën teksa i duhej me patjetër një punë që të shlyente borxhet e familjes.

Prindërit e saj të papunë, ishin zhytur në halle vetëm e vetëm që të shkollonin Adelën. Kishin qenë entuziastë se së paku hallet do tu mbaronin kur e bija të diplomohej. Diploma në perceptimin e tyre përkthehej me punësim. Punësimi, në para. E paratë në shlyerje borxhesh. Se dinin ende të gjorët se për një vend pune duhet të kesh teserë partie, 5 mijë euro, ose të jesh dashnorja e ndonjë drejtori idjot që vjen era kërmë e që paguhet për të bërë kurvarin, sekserin, spiunin e servilin. Adela u hodh mbrëmë rreth orës 23:00 nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte në Rrëshen.

Britmat e Adelës në “fluturimin” drejt fatalitetit tmerruan një qytet të tërë. Sot në Rrëshen të gjithë ulën kokat para trupit të së ndjerës. Askush nuk pati guximin për ti hedhur sytë këtij engjëlli që me vetëvrasjen e saj deshi të vriste një shoqëri të tërë. Deshi të vriste ata që e nëpërkëmbën. Ata që përqafojnë antivlerat dhe injorantët. Ata që nuk i dhanë një dorë që të ngjitej si shoqet e saja që kanë prindër nëpunësa apo me poste politike.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Për Adelën askush se gjeti dot një vend pune. Aq shumë e donte punën sa së fundmi ajo po kërkonte të ikte nga vendi. Të gjente një punë edhe si babysitter diku në Europë, mjafton që të largohej… Por fati se deshi dhe gjërat nuk shkuan në vijën e duhur. Ajo mbrëmë nuk e përballoi më gjendjen që e kishte kapluar. Iku duke na dhënë një shuplakë të mirë të gjithëve dhe për të pushuar e vetme në paqe!”

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...