Infektuar: 6467
Shëruar: 3505
Vdekur: 158

Acarohet Osmani, deputeti Lushtaku i drejtohet “sherife”

Acarohet Osmani, deputeti Lushtaku i drejtohet “sherife”

AKTUALEJuly 24, 2020 – 17:59

Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku ka nisur fjalën e tij në Kuvend duke ju drejtuar kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, jo si zonjë apo kryeparlamentare, por si “sherife”.

Shprehja në anglisht që Osmani ka përdorur dje, “There is a new sheriff in town”, për t’iu treguar deputetëve se nuk mund t’i japin mësim sesi të udhëheq me seancat, ka nxitur reagime edhe në rrjetet sociale ku Osmani shfaqet me kapele sherifi shoqëruar më thënie të ndryshme.

Ju pëlqen!

Por, në Kuvend kryeparlamentarja Osmani është mbrojtur duke i reaguar deputetit Lushtaku për referimin si “sherife”, raporton Zeri.info.

“Zoti deputet ju e dini që ofendimet nuk më lënë shumë përshtypje. Dua t’i them disa gjëra këtu. Ju duke tentuar të më ofendoni mua, duke më quajtur Sherife Osmani, mos harroni që nëna e motra e shumë kujt mund ta ketë emrin Sherife”, i është kundërpërgjigjur Osmani.

Ajo ka thënë se do ta priste këtë ndoshta nga deputetët e gjeneratës së vjetër, por jo dhe deputetët e gjeneratës së re.

“Ju që e keni gojën plotë Amerikë mësoni pak nga Amerika. Mos jetoni me filma të kaubojve avancojuni pak. ‘There is a new sheriff in town’ përdoret edhe në institucionet amerikane. Mësoni pak zotëri deputet. Në faqen zyrtare të presidentit Obama është teksti i zëvendës presidentit Biden ku shkruhet ‘There is a neë sheriff in ton’”, ka thënë Osmani.

Mirëpo, Lushtaku ka replikuar duke i kujtuar Osmanit se “sherife” e ka vetëquajtur vetën.

“E nderuara zonja Sherife Vjosa Osmani. Qëllimi im nuk ka qenë t’iu fyejë sikur Sherife, por ju vet e keni thënë këtë. Unë e vlerësoj gjininë femërore unë përkundrazi i respektoj femrat”, tha Lushtaku.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.