Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan ka votuar pas tetë orë debati dy nenet që kërkojnë shkarkimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump

“Abuzim me pushtetin” është neni i parë që ka marrë 230 vota të demokratëve, derisa kundër kanë votuar 197 republikanë.

Kurse në nenin e dytë bëhet fjalë për “pengimin e Kongresit”, një nen që ka marrë shumicën e nevojshme prej 216 votash.

Ju pëlqen!

Por, a do të shkarkohet Trump apo jo kjo pritet të shihet në janar ku ai do të del në gjyq para Senatit që numëron 100 senatorë.

Për rrëzimin e Trump duhet të jenë 2/3 e votave të cilat demokratët nuk i kanë. Senati kontrollohet nga Republikanët.

Trump është presidenti i tretë në histori të SHBA-ve i cili votohet për shkarkim.

Më parë Dhoma e Përfaqësuesve kishte votuar për shkarkim presidentin Andreë Johnson në vitin 1868 dhe Bill Clintonin në vitin 1998.

Lexo po ashtu:  Me një “Mig” në sfond, Stoltenberg i tregon vendin Rusisë: NATO do të forcojë kufijtë e saj lindorë
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!