Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se ka dalë pozitiv në COVID-19. Krahas Abdixhikut, me koronavirus është konfirmuar edhe bashkëshortja e tij.

“Sot unë dhe Albina jemi testuar pozitiv. Ndjehemi mirë dhe nuk kemi ndonjë simptomë. Jemi vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet e institucioneve. Kujdesi i tyre është i jashtëzakonshëm”, shkruan ai në Facebook.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!