Titulli i mësipërm është mbi një lajm të publikuar në faqen online të abcnews.al dhe të sugjeron se shqiptarët, ose disa prej tyre, kanë bërë lart në jetë. Kanë kapur punë me Cosa Nostran siçiliane. Në fakt kjo nuk është ndonjë gjë e re, sepse në qindra mijëra shqiptarë në Itali prej 30 vjetësh, patjetër që ka që kanë lidhje pune me organizatën në fjalë. Mirëpo titulli as nuk ka lidhje me lajmin, përveç idesë finoke të shkruesit që kërkon klikime duke e arritur këtë me përdorimin e fjalive sensacionale dhe që kanë një ton paralajmërues.

Lajmi në vetvete nëse e sheh në videon shoqëruese nuk ka të bëjë më organizatën siçiliane, por me një klan të Camorrës napoletane dhe arrestimin e disa personave, asnjë prej të cilëve nuk cilësohet se është shqiptar. Madje edhe brenda kontekstit të krimit që ka prekur kryeqytetin italian, ky lajm nuk përbën ndonjë gjë me shumë rëndësi në vetvete. Të mos flasim pastaj për përkthimin e tekstit, por të shohim sesi ai apo ajo që e ka shkruar ka arritur të gjejë rrugën për të shpikur titullin me shqiptarë në Cosa Nostra.

Ju pëlqen!

Paragrafi i fundit i lajmit na e shpjegon këtë:

Nuk dihet më se çfarë ndodh me neuronet që marrin vendime të këtilla, por është pak e çuditshme të shohësh p.sh të pohohet se një grup mafioz, madje i njohur si grupimi më i vjetër i këtij lloji në Itali, si Camorra, përdor “metoda mafioze”. Cilat metoda mund të përdorte? Ndoshta është fjala për akuzën e bashkëpunimit të tipit mafioz që në fakt theksohet sepse nënkupton referencë të caktuar në Kodin Penal dhe klasifikim të veprës penale. Kush e di!

Shqiptari kontrabandohet në krye të lajmit me “një tendencë të kohëve të fundit” ndaj dhunës në realizimin e krimeve, e cila sipas lajmit të abc-së “i atribuohet kriminelëve” që janë shqiptarë.

Kupton kush gjë këtu? Jo. Gazetari/ja mendon se i shkel syrin lexuesit dhe e kap atë në kurthin e klikimeve duke vendosur emra si shqiptar dhe Cosa Nostra, ndërkohë që asnjëri as tjetri nuk janë risi. Madje organizata siçiliane nuk është më ajo që ka qenë më parë.

Titulli i qëndron lajmit si kapele e qepur me porosi për një klloun rruge. Ai nuk ka origjinë nga lajmi, por nga vendimi i shkruesit që ngazëllehet ndoshta me veten për rolin që i jep shqiptarit diku në këtë botë ku ai mund të jetë në një fushë i pari dhe diçka. Gazetarët e kronikës – një pjesë e tyre – kanë zgjedhur prej kohësh ta bëjnë një gjë të tillë: të promovojnë një lloj romani policor në raportim ku përgjithësisht duket sikur denoncojnë krimin, por në fakt e amplifikojnë atë duke e shndërruar në një lloj epike ndaj së cilës të tjerët ngjajnë si xhuxhë pa kuptim.

Është padyshim lloji më i keq i gazetarisë, që tejkalon edhe budallallëkun delirant të gazetarëve të politikës që ndahen në të PS-së dhe PD-së, edhe pse në fakt thjesht marrin një rrogë dhe pranojnë të përdoren. Apo qameti bëhen zëdhënës të fshehur pas emrit këshilltar.

Është më i keqi sepse jo vetëm disinformon, por e shndërron raportimin në një jargavitje personale të atij që duket sikur po rrëfen një film që nuk e mban mend mirë dhe shton ca gjëra nga vetja. Shton shqiptarët, makabritetin, intrigën, zgjeron skenën duke thirrur në ndihmë Cosa Nostran që i pëlqen nga filmat dhe në fund e mbyll punën duke e quajtur veten Gazetar. Po pse nuk është xhanëm i tillë?/s.zaimi/

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.