ABC-ja e Ekonomisë

?Nuk ndërtojmë dot Kapitalizmin shqiptar, nëse nuk kemi kontrollin e kapitalit shqiptar.

○ Nuk ndërtojmë dot kapitalizmin shqiptar, deri sa FMN i ka ndaluar Bankës Kombëtare Shqiptare të bëjë politika monetare ekspansive, të ndalojë largimin e kapitalit jashtë Shqipërisë, të kontrollojë normat e interesit e kanalizimin e kapitalit shqiptar në sektorët prodhues e jo spekullues, e ta detyrojë të marrë veçse borxh huaj, të bëjë politika deflative e papunësie.

○ Nuk ndërtojmë dot Kapitalizmin Shqiptar, deri sa bankat e nivelit të 2të janë të huaja. Atyre nuk u intereson investimet afatgjata në ekonominë reale, por largimin e kapitalit jashtë vendit tek bankat mëmë. Ato do shpikin përralla me “kredi të këqija” për të bindur gjysmë shkolluarit për sabotimin e ekonomisë shqiptare. Kurse neve na interesin Bashkëjetesa mes bankave publike dhe private, si Gjermania psh.

Ju pëlqen!

○ Nuk ndërtojmë dot Kapitalizmin Shqiptar, vetëm me individë të braktisur nga Shteti. Na duhet një Shtet Aktiv Keynesian, që ul kostot sistemike e bën investimet strategjike. Që konvergon faktorët prodhues pa ia lënë në dorë oligarkëve fatet dhe kapitalin e vendit.

○ Nuk ndërtojmë dot Kapitalizmin Shqiptar, nëse nuk çprivatizojmë dhe rikombëtarizojmë pasuritë kombëtare. Pasuritë kombëtare duhet të vihen në shërbim të Ekonomisë Kombëtare (si psh nafta falas bujqësisë për ringritjen e saj dhe konkurrimin me ato fqinje). Përpunimi dhe pasurimi i pasurive nëntokësore dhe jo shitja si vend afrikan. Deri sa pasuritë e kombit ti plaçkisin oligarkët e brendshëm dhe lobet e huaja, ekonomia nuk ngrihet dot.

○ Nuk ndërtojmë dot Kapitalizmin Shqiptar, deri sa sektorët strategjikë i kanë të huajt (telekomunikacioni, portet, aeroportet, bankat, siguracionet etj). Fitimet e tyre dalin jashtë si hemorragji, pa lënë as pasuri e as know how në Shqipëri.
Pa industri nuk ka të ardhme, por KOLONI te perjetshme!

○ Nuk ndërtojmë dot Kapitalizmin Shqiptar, pa një Arsim Dinjitoz e fundin e fabrikave të diplomave.

○ Nuk ndërtojmë dot Kapitalizmin Shqiptar, pa një shpërndarje të drejtë të pasurisë. Politika pagash e shtet social, për të mbajtur lart konsumin dhe kërkesën e brendshme. Kombi është i fortë kur qytetarêt e tij janë të fortë, të pasur e të arsimuar.

○ Nuk ndërtojmë dot kapitalizmin pa pajtim kombëtar. Fundin e teorive ekstremiste dhe nostalgjikët e tyre. Ndarjen e shqiptarëve e promovon kasta e brendshme dhe lobet vampire nderkombetare.

○ Nuk ndërtojmë dot kapitalizmin shqiptar, nëse nuk dalim nga sqetullat e Perandorisë dhe prangat e saj. Nëse nuk zbojmë nga froni veglat e saj, antishqiptare e antikombëtare. Nëse nuk ngremë popullin në këmbë, që të rimarrë sovranitetin popullor e kombëtar.

○ Nuk mund të pretendojmë të na Respektojnë, nëse nuk respektojmë vetveten, historinë dhe flamurin tonë!

Lëvizja ShqipON

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!