Klasiku i vitit 1969 i Beatlasave, “Abbey Road”, sot ka bërë një rikthim ngadhënjyes në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe grupi ka thyer rekordin e vet në proces.

Edicionet e përvjetorit të 50-të të albumit e kanë kthyer atë në maje, sipas rangimit të Official Charts Company, 49 vjet e 252 ditë që prej kryesimit 17-javor që përfundoi me 31 janar 1970.

Kjo i tejkaloi 49 vjet e 125 ditë ndërmjet përfundimit të qëndrimit në krye të albumit “Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band” dhe rikthimit të tij në maja në përvjetorin e vet të 50-të në qershor të vitit 2017.

Paul McCartney ka komentuar lajmin duke thënë: “Është vështirë të besosh se ‘Abbey Road’ ende mbahet pas gjithë këtyre viteve. Por prapë është një album tepër i mirë”. Rreth 9 mijë nga totali i shitjeve të kombinuara kanë ardhur në vinyl, duke e bërë atë numër një.

Historia e tabelës së “Abbey Road” në Mbretërinë e Bashkuar është e gjatë dhe interesante, me qëndrime të shumta në bestsellerë. Ka debutuar në vendin e parë në listën që mban datën 4 tetor 1969./koha.net/

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]