Grupi legjendar ABBA u rikthye të premten me albumin e ri “Voyage”, rreth 40 vjet pas ndarjes. Agnetha, Bjorn, Benny dhe Anni-Frid, që bëjnë akronimin ABBA, e kishin publikuar albumin e fundit, “Visitors”, në vitin 1981.

Pas vitesh spekulime, grupi njoftoi ribashkimin në shtator dhe lançoi dy këngë: “I still have faith in you” dhe “Don’t shut me down”.

Albumi me 10 këngë nuk është e vetmja risi e grupit. Ata do të zbulojnë edhe avatarë dixhitalë – të quajtur “ABBAtars” – në një koncert në Londër në maj, që ngjajnë me atë që kanë qenë në vitin 1979.

Hologramet janë produkt i një projekti shumëvjeçar, të krijuar në partneritet me një kompani me efekte speciale të krijuesit të Star Wars, George Lucas. Ato do të zbulohen në maj.