Dallimi është i madh, në të kaluarën subjektet politike kur kanë siguruar kryeministrin janë kënaqur e mjaftuar dhe as që kanë qarë kokën për programin e aq më pak për integritetin dhe profesionalizimin e ministrave. Në rastin e Haradinaj as emrat nuk I ka ditur e janë përfshirë njerëz më aktakuzë në pozita vitale.

Rezultati i qasjes së tillë, kur marrëveshja bashkëqeverisjes është ankeruar vetëm tek pozita kyqe dhe i ka vënë në pazare çdo vendim të institucioneve, ka përfunduar në dështime në të gjitha drejtimet dhe krim e korrupcion, nepotizem e tenderë e shpërdorim të parasë publike e shumë shpesh më vendime jolegjitime e kunder interesit të shtetit dhe asnjë qeveri nuk e ka përfunduar mandatin e plotë. Kjo nuk duhet përsëritur kurrë më.

LVV po bën kthimin dhe ndryshimin e madh duke kërkuar formulë funksionale për qeverisje efektive, të qëndrueshme politikisht dhe me mirëbesim të plotë më partnerin e koalicionit. Kjo është edhe çasje obliguese që ka dalë nga vota e ndryshimit të madh duke lënë ne opcion vetëm LVV dhe LDK. Zgjedhjet për herë të parë e kanë vendosur vijën e kuqe duke ndarë opcionin qeverisës për ndryshim dhe ka përjashtuar nga opcioni ata dhe ato parti që e kanë dështuar shtetin dhe interesin e qytetarit.

Ju pëlqen!

Ndryshimi i madh dhe vija e kuqe të kërkuara nga votuesi nuk mund të sfidohen nga asnjë njeri e asnjë emër, qoftë edhe një emër për President.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.