Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, ka paralajmërimit të masave të reja shtrënguese për luftimin e përhapjes së koronavirusit, në kohën kur vendi po përballet me rritje të rasteve të reja.

Abazi tha se Qeveria Hoti është ilegjitime dhe se me paralajmërimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ajo është vënë në shërbim të presidentit Hashim Thaçi, i cili kishte kërkuar një gjë të tillë në muajin mars.

“Qytetarët duhet të marrin masa rigoroze ndaj qeverisë Koti që është e paaftë, jo legjitime, kuislingë dhe servile. “Të pabesit nuk i zihet besë”. Këta janë një grumbull i qyqarëve që me gënjeshtra e kanë rrëzuar qeverinë, me pafytyrësi po bëjnë të kundërtën e asaj çfarë kanë premtuar dhe tani duke tentuar të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, gjithë qeverinë e kanë kthyer në shërbim të Thaçit. Njëherë servil, gjithmonë servil”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!