Deputeti i VV-së, Haki Abazi përmes një postimi në facebook, ka shkruar se kemi institucione jolegjitime dhe antidemokratike, që ju ngjasojnë atyre që kanë qenë antishqiptare dhe të kontrolluara nga Beogradi.

Ai ka thënë  se në atë kohë kushdo që ka bashkëpunuar kundër vullnetit të shumicës shqiptare është konsideruar “shqiptar i ndershëm”, sot kjo qeveri është kundër vullnetit të shumicës shqiptare.

Postimi i plotë:

Ju pëlqen!

Ka pasë qeveri të dhunshme ky vend, ka pasë qeveri që ka përjashtu punëtorët nga puna, arsimtarët e nexënësit nga shkolla, ka pasë edhe të atillë që në emër të popullit kanë dënuar patriot me qindra vjet. Sot kemi insitucionet me jolegjitime dhe antidemokratike që ju gjasojnë atyre që kanë qenë antishqiptare dhe të kontrolluara nga Beogradi. Në atë kohë kushdo që ka bashkëpunuar kundër vullnetit të shumicës shqiptare është konsideruar “shqiptar i ndershëm”, sot kjo qeveri është kundër vullnetit të shumicës shqiptare. Kush do me mbetë pa nder e pa respekt në historinë e bërjes së shtetit.

Pa marrë parasysh qeverinë e sikletit e kuislinge deri në zgjedhje, ne organizohemi bashkë për me shpëtu prej COVID 19 dhe me shpëtu prej papërgjegjësisë së nje grupi që kurrë nuk e ka pasë qëllim as interesin e qytetarëve dhe as bërjes së shtetit.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!