Një hulumtim i ri sugjeron, që antibiotikët mund ta rrisin rrezikun e artritit reumatik duke interferuar me mikrobiomën e sistemit tretës.

Përafërsisht 1.3 milion njerëz vuajnë nga artriti reumatik vetëm në ShBA. Kjo sëmundje është një gjendje autoimune, e cila shkakton inflamacion të nyjave. Hulumtuesit ende nuk e kanë plotësisht të qartë, se çfarë e shkakton këtë sëmundje, mirëpo besojnë se ekziston një kombinim i gjenetikës dhe faktorëve të ambientit.

Sidoqoftë, një studim i ri sugjeron se ndryshimi i mikrobiomës, që antibiotikët e shkaktojnë në sistemin tretës, mund të jetë një ndër shkaktarët e kësaj sëmundjeje.

Ekipi i hulumtuesve, ka ardhur në këto përfundime duke përdorur informacione të studimeve të mëparshme. Sipas informacioneve, personat që kishin përdorur shumë antibiotikë, sidomos gjatë fëmijërisë, ishin më të rrezikuar nga inflamacionet dhe infeksionet në organizëm.

Hulumtuesit përdoren informacionet e 22.677 personave. Me anë të analizave është vërejtur se personat, të cilët kanë përdorur antibiotikë ishin 60% më të rrezikuar të zhvillojnë artritin reumatik në krahasim me personat, që nuk kishin përdorur antibiotikë.

Ky studim ka dhënë edhe një informacion të rëndësishëm në kompleksitetin e faktorëve që e shkaktojnë artritin reumatik. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”