Mundësia që koronavirusi të transmetohet përmes objekteve, përfshirë ushqimet e paketuara, “nuk përjashtohet plotësisht, edhe pse mund të thuhet se është shume e pamundur”.

Kështu iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve kreu i Institutit të Shëndetit Publik në Itali Silvio Brusaferro në konferencën e shtypit të Mbrotjes Civile duke nënvizuar se problemi është ai i të “garantuarit gjithnjë të një higjenë të përshtatshme”, të duarve dhe sipërfaqeve.

Rezistenca në sipërfaqe

Ju pëlqen!

Të dhënat, ka shpjeguar ai, “tregojnë se si virusi mund të mbijetojë nga disa orë deri në disa ditë aty ku sipërfaqet mbeten plotësisht të mbrojtura ose nuk pastrohen përmes dezinfektimit ose ndaj fenomeneve natyrore si shiu apo dielli.

Por dimë edhe se është shumë i ndjeshëm ndaj dezinfektantëve me bazë klori dhe alkooli dhe që transmetohet përmes stërklave ose përmes kontaktit me dorë”.

Domethënë, ka përmbyllur ai, “mënyra më e mirë është që të lahen duart në mënyrë të vazhdueshme dhe korrekte.

Përkrah higjenës personale është e rëndësishme edhe higjiena e ambientit: në disa vende private mund të bëjmë në mënyrë sistematike e në disa vende të tjera publike diçka më pak dhe atëhere mënyra më e mirë e parandalimit është larja e duarve në mënyrë korrekte”

Përdorimi i dezinfektantëve

Përdorimi i dezinfektantëve të thjeshtë është në gjendje që të vrasë virusin duke anuluar aftësinë e tij për të infektuar personat.
Mos harroni, nënvizon Instituti i Shëndetit Publik Italian në faqen zyrtare të posaçme për virusin, që të dezinfektoni gjithnjë objektet me përdorim të përhershëm (celularin, kufjet apo mikrofonët) me një leckë të thatë me produkte me bazë alkooli.

Eksperimenti amerikan

Në ditët e kaluara, një eksperiment paraprak i realizuar nga kërkuesit amerikane të Princeton, Ucla dhe të “National Institutes of Health” konfirmoi se Covid-19 mund të rezistojë deri në 3 ditë në sipërfaqe si plastika e çeliku, deri në 24 orë në karton dhe deri në 4 orë në bakër.

Në pjesën e dytë të eksperimentit, studiuesit e hodhën virusin në një ambient të mbyllur dhe konstatuan se mund të qendronte në ajër deri në tre orë më vonë. Dylan Morris, studiues i Princeton,ka saktësuar se provat e laboratorit jo domosdoshmërisht përputhen me realitetin pasi si përshembull, në rast të një kollitje apo tështitje, grimcat janë mjaftueshmërisht të rënda sa përfundojnë zakonisht në dysheme.

Fakti se virusi mund të mbijetojë kaq gjatë në sipërfaqe, ka shpjeguar virologu Roberto Burioni, “ do të thotë vetëm se virusi është present, sepse të dhënat për transmetueshmërinë e tij përmes kontaktit me sipërfaqet e prekura nuk janë të disponueshme për koronavirusin. Lajmi i mirë është se koronaviruset janë shumë të lehta për t’u çaktivizuar. Mjafton alkooli apo xheli dezinfektues me bazë alkooli”.

Burimi Ilsole24ore/Përshtati në shqip: scan

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.