LDK ka me u rikthy te gjeneza e vet, bashkë me Vjosën e bashkë me ata qe kanë në ADN parimin e lirisë së mendimit”, ka shkruar Xhafer Tahiri pas propozimit për largimin e Vjosa Osmanit nga pozitat në LDK.

Xhafer Tahiri, dikur Këshilltar i Fatmir Sejdiut, ka dalë kundër propozimit të Isa Mustafës për ta larguar Vjosa Osmanin nga pozitat partiake pasi e njëjta ka mbështetur politikat e VV’së dhe ka kundërshtuar Qeverinë e Avdullah Hotit.

Tahiri ka thënë se LDK s’ka bërë kësi veprimesh prej themelimit duke propozuar largimin e një Nënkryetareje. Derisa ka konfirmuar se ka votuar kundër.

“Sot, si anëtar i KP të LDK, Kryetar i Vushtrrisë e nënkryetar i Degës së LDK-së në Vushtrri, nuk mund të përkrahi përjashtimin e Vjosa Osmanit. Prandaj sapo votova JO”, ka shkruar Tahiri.

“Lidhja Demokratike e Ibrahim Rugovës nuk e ka pasur praktikë të përjashtojë njerëzit e vet aq më pak, Nënkryetaren e vet, Kandidaten e parë grua për Kryeministre për shkak të mendimit ndryshe. Në ADN e LDK-së është liria e mendimit, liria e individit. Dr. Vjosa Osmani ka mbrojtur parimet për të cilat ka kërkuar besimin e votuesve të LDK. Të gjithë e kemi ditur që Vjosa nuk i ndryshon parimet e saja, të gjithë e kemi kërkuar në krye të listës së LDK dhe të gjithe kemi përkrahur.

Në të njëjtën postim, Xhafer Tahiri ka paralajmëruar një projekt të ri me në krye Vjosa Osmanin.

“LDK ka me u rikthy te gjeneza e vet, bashkë me Vjosën e bashkë me ata qe kanë në ADN parimin e lirisë së mendimit”, ka shkruar ai.

Xhafer Tahiri bashkë me Vjosa Osmanin kishin qenë pjesë e kabinetit të Presidentit Fatmir Sejdiu. Por, kur Sejdiu humbi pozitën e Shefit të LDK’së shkuan afër Isa Mustafës.