A nuk janë qesharakë, të vetmuar e të dëshpëruar mbetjet e pushtuesve, të paraqitur në publik si sportistë të zjarrtë?

Beogradi, kryeqyteti i Serbisë dhe i ish-Jugosllavisë, ka dëmtuar fort shqiptaren. Kjo dihet. Përpos dëmeve materiale e vrasjeve industriale, gjeopolitika serbe (jugosllave) ia doli të sajoj edhe përkrahësit dhe shërbëtorët e vet në mesin e shqiptarëve.
Pse e them këtë, të nderuar lexues?

Jemi dëshmitarë se si nostalgjikët e Jugosllavisë po punojnë për ndarjen shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve: edhe në sport e duan pavarësinë e fortë të Kosovës nga Shqipëria e varësinë e butë të Kosovës nga Serbia.

Ju pëlqen!

Si bëhet kjo, do pyesni juve?
Bëhet sepse sikurse që përdorën religjionin (kishën e xhaminë) për copëtimin e kombit, tanimë këta në front të luftës përçarëse kanë nxjerrë armën tjetër, thikën tjetër, më të mbrehtë e më të sofistikuar; Sportin.
Porositësit e çprishjes së kombit nuk shihen në publik. Ata nuk dallohen nga unë e nga ti. Ata flasin shqip. Janë shqiptarë!

Pjesën aktive të luftës përçarëse brenda kombit, tanimë, po e kryejnë disa media shqipe.
Aparati propagandistik/politik lansoj edhe një këngë për “sportin”.
Poltika/ideologjia po shfrytëzon ndjenjat e shqiptarëve të ndershëm të Kosovës. Këta po shpikin tekste, kufijë e fotografi të reja.

Në emër të sportit të Kosovës po krijojnë tensione politike; Propaganda ideologjike po prodhon pakënaqësi brenda shqiptare. Këta arkitekt politik, në emër të sportit, po krijojnë kufi kulturorë e shpirtërorë brenda një kombi e një gjuhe.

A nuk janë qesharakë, të vetmuar e të dëshpëruar mbetjet e pushtuesve, të paraqitur në publik si sportistë të zjarrtë?

Pse pyes kështu, të nderuar lexues?
Në aspektin pamor këta “sportistë dardanë”, paskan bërë edhe një këngë për “kombëtaren” e Kosovës!
E pashë dhe e dëgjova këngën politike: kanë vjedhë shumë, kanë kopjuar shumë e keq, kanë falsifikuar shumë, tepër shumë…

Logoja është e vjedhur. I është hequr kurora dhe i është shtuar helmeta dardane. Nuk ka harmoni: As simbolike, e as semiotike. E as histori. Nuk ka sepse fisi dardan shtrihej më gjerë…. Fisi dardan nuk shtrihej deri tek livadhet e arat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e as deri tek shtëpia përrallore e Isa Mustafës. Teksti i është përshtatur ideologjisë anti shqiptare. Është tentuar t’i bëhet qefi pakicës serbe; në tekst nuk guxuan ta përmendin as edhe njëherë emrin “shqiptar”. S’ka jetë, s’ka shpirt kjo kënga politike, e mbështjellë dhe e maskuar me petkat sportive. Nuk ka jetë sepse brenda saj nuk ka histori, nuk ka kulturë e as hapërime epike shqiptare.

Kështu mendon dhe e përjeton populli këtë këngën politike “dardane”.

Hë, si thua ti dashamirë i sportit e jo i politikës, më thuaj.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.