A ngadhnjeu Enver Hoxha?!

Labinot Gjini

I pyetur nga një gazetar, një qytetar tha se nuk kishin pësuar dëme sepse ata jetonin në ndërtimet e “qoftë largut”. Po, po, ai tha se kishin shpëtuar falë “qoftë largut”, pra Enver Hoxhës.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Ky prononcim tregon paradoksin shqiptar në tërësinë e tij. Flet shumë edhe për këta “filozofët” e rinjë të Facebookut të cilët kërkojnë shtet të fortë, porse e urrejnë Enverin dhe shtetin e fortë të tij; duan tu japin fund korrupsionit, porse e urrejnë shtetin e pakorruptuar të kohës socialiste ; duan barazi, porse e urrejnë barazinë shoqërore të kohës socialiste ; duan ushtri të fortë, porse e urrejnë kohën kur ushtria shqiptare mund ti mobilizonte brenda 72 orëve 700 mijë trupa; duan emergjencë efikase, por e urrejnë kohën kur Shqipëria kishte paraparë strehimore edhe në rast të ndonjë sulmi bërthamor; duan sovranitet, por e urrejnë Shqipërinë kur e shprehte sovranitetin e vetë në çdo element të sajin; duan rendin dhe ligjin, porse e urrejnë Shqipërinë që kishte vënë rend e ligj ; duan tradhtarët, kriminelët dhe hajdutët në burg, por e urrejnë Shqipërinë që i fuste tradhtarët, kriminelët dhe hajdutët në burg ; duan një mjedis të pastër dhe të gjelbërt, por e urrejnë Shqipërinë socialiste që ishte e tillë ; duan të drejta të barabarta gjinore, por e urrejnë Shqipërinë socialiste që i vendosi ato dhe që më 1982 kishte bërë që 40% e kuadrove të ishin gra; duan shkollim falas dhe cilësor, por e urrejnë Shqipërinë socialiste që e kishte bërë një sistem arsimor të tillë ; duan ndërtime të qëndrueshme, por e urrejnë Shqipërinë që bëri të tilla; duan kulturë, art dhe letërsi të mirëfilltë, por e urrejnë Shqipërinë socialiste e cila ishte e fundit që prodhojë të tilla vepra; duan drita 24 orë, por e urrejnë Shqipërinë socialiste që krijojë hidrocentralet dhe ende me to prodhohet energjia….

Kjo tregon se këta jetojnē në një fiksion ku urrejtjën dhe dashurinë e përbënë retorika boshe e cila del nga pafuqia intelektuale për të kuptuar, menduar e gjykuar ndërlikimin e gjërave me sistemet ekonomike, sociale e politike. Dita e sotshme për ta mbetët gjithmonë e sotshme, pa një të djeshme dhe pa një të nesërme. Janë të paaftë të mendojnë përtej të sotshmës dhe përtej asaj që i kap syri dhe veshi. Edhe mendimi për të kaluarën vjen si rrjedhojë e ndershkembimëve muhabetçore. E mendojnë kombin në mënyrë anakronike, flasin për shtetin sikur të ishte ndonjë gjë extranjerëzore, flasin për drejtësinë me padrejtësi, flasin për barazinë shoqërore duke kërkuar për vete privilegje, flasin për historinë duke qenë vetë njeri jashtëkohe, flasin për lirinë duke qenë i burgosuri i paaftësisë së vetë për të kuptuar, menduar, gjykuar dhe vepruar lirshëm. “Filozofë” të paragjykimëve, streotipëve, ideve të gatshme, konsumator muhabetesh popullore e prodhues rimesh poetike absurde. Këta janë ata që duan ta shpëtojnë kombin shqiptar.

Këtë “filozofi” më së miri e shprehu ai qytetari që tha shpëtuam sepse ne banojmë në pallatët e “qoftë largut” dhe që ankohet në gjithçka që është e sotme. Merrevesh tani ti se çfarë kërkon ai ?!

Sidoqoftë, Enver Hoxha dhe socializmi i dikurshëm po qëndrojnë fortë në histori sikurse banesat e tij që nuk po i shemb as termeti. Sali Berisha, anti-sistemi i tij që prodhojë kaos, por kurrë alternativë, nuk qëndrojë dot në histori. Ky termet i morri edhe ndërtimet e kohës së tij.

Kurse këta “filozofët” e rinjë të rrjetëve sociale e ekranëve televizive, të cilët janë specialistë të të përgjithshmës, janë “raca” e re e absurditetit që ka nxjerrë gjuhën jashtë dhe me të është nisur për ta luftuar korrupsioni, padrejtësinë, pabarazinë shoqërore e gjinore, për ta shpëtuar natyrën e për ta bashkuar kombin.

Lum shqiptarët për ju !

/ Opinionet nuk përfaqësojnë mendimin e redaksisë së “MekuliPress”/

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...