Nga, Gëzim Mekuli, kritik i mediave

Në raste të jashtëzakonshme, shumë të rralla, policia dhe prokuroria kanë të drejtë të hulumtojnë burimin e informacionit të lajmit.

Pse bëhet kjo? Frika nga terrorizmi dhe nga kriminaliteti i organizuar.

Ja disa situata ku ka përjashtime nga mbrojtja e burimit të lajmit:
• Mbrojtja e jetës njerëzore
• Parandalimi i krimit të madh
• Parandalimi që njerëzit e pafajshëm të dënohen për një krim të rëndë.

Interesimi për burimin e lajmit të rremë bëhet gjithsesi nëse qetësia dhe stabiliteti i vendit është i rrezikuar nga këto “lajme”. Ka shumë ligje e rregullore në perëndim, sikurse në Holandë, Gjermani, Norvegji, Itali, Francë e USA, ku kohët e fundit është argumentuar se shumë kriminelë, banda kriminelësh, banda terroristësh, shtete të huaja e “gazetarë” vendorë, janë duke u fshehur prapa mbrojtjes së “burimit të lajmit.
Ky keqpërdorim i lirisë së shprehjës nga këta terrorisë, nga interese të juaja, e banda të organizuara ekonomike e politike, ka shtyrë shumë vende përëndimore që të shikojnë ligjin mbi mbrojtjen e “burimit të informacionit”.
Natyrisht, ky ndryshim i ligjit mund të rrezikoj lirinë e shprehjes, vecanërisht në vendet me traditë të pakët demokratike dhe për këtë arsye kjo ceshtje është shumë e ndjeshme dhe e diskutueshme.

Gjithsesi, nëse rrezikohet stabiliteti dhe rendi i qetësisë publike nga lajmet e rreme, (Fake News), dhe nëse këto “lajme” mund të shkaktojnë trazira, pasiguri e dhunë në hapsirën publike, përpos policisë dhe hetuesisë, duhet të reagojnë edhe shoqëritë civile dhe organizatat e pavarura të gazetarëve, nëse egzistojnë në atë shtet e në atë shoqëri, kuptohet.
Tanimë, siq e dimë, media sociale ka filluar me censurën e lajmeve të rreme.
Përderisa publiku konsumon dhe thith vazhdimisht prodhimin medial, i takon pranuesit, pra opinionit publik, të këndellet dhe të analizojë se kush dhe si po e keqpërdor, kush po e instrumentalizon atë. Pra, publiku do të duhej të merrte mbi vete përgjegjësinë etike që i takon.

Të dashur lexues,
Censura më e madhe duhet të filloj nga konsumuesi i lajmit, pra nga qytetari i arsimuar, duke bojkotuar masovikisht portalin, televizionin, gazetarin, gazetaren apo median që shpifë, që gënjenë e që mbronë intereset personale ekonomike apo ato klanore, dhe këtë në emër të “mbrojtjes së burimit të lajmit”.
©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.