Pyetjet sesi ndikon ushqimi dhe nxehtësia tek coronavirusi janë më të shpeshtat

Një mjek britanik, Hilary Jones, i është përgjigjur dy pyetjeve:

Pyetje: Kam dëgjuar që pijet e nxehta mund ta vrasin virusin. A është e vërtetë kjo?

Ju pëlqen!

Përgjigjja: Nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë tek kjo, për fat të keq. Njerëzit janë duke lexuar të gjitha llojet e informacioneve dhe mbase për këtë bazohen te fakti se virusi ndikohet nga temperaturat e larta.

Por, pijet e nxehta nuk kanë asnjë efekt me virusin që hynë nga sytë dhe hundë. Nuk ka asnjë provë që pijet e nxehta mund të parandalojnë virusin ose t’i lehtësojnë simptomat.

Pyetje: A do të ndihmojë rrezet UV nga dielli që të ndalojnë coronavirusin?

Përgjigjja: Drita ultraviolet mund të dobësojë dhe ta vrasin virusin, sepse rrezatimi UV mund të shkatërrojë shumë mikroorganizma.

Por nëse tashmë e keni virusin në hundë dhe fyt, rrezatimi UV nuk do të ketë asnjë efekt.

Burimi: The Sun

Lexo po ashtu:  Çfarë duhet të bëni kur ndiheni të vetmuar në martesë?
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!