Screen Shot 2016-08-24 at 14.54.22Ekzistojnë disa pyetje që mund të duken absurde, por ndoshta nuk janë dhe aq të tilla. Zakonisht jemi mësuar të mendojmë se gjuha e miqve tanë kafshë është universale. Në fakt tashmë është provuar për shembull, se theksi tek shimpanzetë ndryshon në varësi të vendit ku ato jetojnë. Kështu, disa studiues në Universitetin Lund të Suedisë, të drejtuar nga koordinatorja e projektit, Suzan Sholc, kanë ngritur pyetjen nëse kjo ndodh edhe me macet.

Dimë se macet ndryshojnë me vetedije intonacionin e mjaullimës së tyre, ndoshta për të përcjellë një mesazh të caktuar apo një emocion. Studimi mëton të kuptojë shkallën në të cilën macet shtëpiake janë të ndikuara nga gjuhët dhe dialektet e njerëzve. Prandaj, ekipi hulumtues po përdor analizën fonetike për të krahasuar gjuhën e maceve në rajone të ndryshme të Suedisë. Qëllimi përfundimtar është përmirësimi i komunikimit mes maceve dhe njerëzve:macet e egra të rritura nuk mjaullijnë thuajse asnjëherë, në një kohë që macet shtëpiake e bëjnë këtë, dhe kjo tregon se këto të fundit duan të komunikojnë me ne.