A jeni edhe ju një nga ata persona, të cilët, pasi keni ngrënë bukë dhe ndiheni plot, prapë keni nevojë për të ngrënë diçka të ëmbël? Sipas ekspertëve, pas kësaj ekziston një shpjegim shkencor.

Lukthi i njerëzve është organ fleksibil i cili, ka aftësi të zgjatet apo të kontraktohet, për të mundësuar hapësire të mjaftueshme për ushqim. Presioni i brendshëm i lukthit së bashku me lëngjet digjestive, e shkaktojnë ndjenjën që krijohet kur jemi plot.

Tek këta persona lirohet një hormon, i cili e bënë trurin të mendojë se lukthi ka nevojë edhe për diçka të ëmbël. Në të njëjtën kohë, sheqeri dhe glukoza e stimulojnë një reaksion refleksiv, i cili i bënë muret e lukthit të zgjerohen. Si rrjedhojë, ju mendoni se keni hapësirë të mjaftueshme për të ngrënë.

Nëse ju shfaqet kjo shprehi vazhdimisht, atëherë duhet të keni kujdes në zgjedhjen sa më të shëndetshme të ëmbëlsirave, për shkak se tanimë dihen efektet negative që ka sheqeri i tepërt për shëndetin tonë.