Për të gjithë ata që duan ta kuptojnë saktësinë e veprimit të Qeverisë në rrafshin ligjor, duhet të lexojnë Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse. Në Nenin 41 ndër të tjera shkruan:

“Për ta parandaluar futjen dhe përhapjen e kolerës, murtajës, variola vera, etheve hemorragjike virale, etheve të verdha, SARS-it, gripit të shpendëve dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse në tërë vendin, Ministria e Shëndetësisë, me akte nënligjore përcakton masat e posaçme të jashtëzakonshme për mbrojtje nga këto sëmundje, si vijon:
a) Ndalimi i udhëtimit në vendin ku është përhapur epidemia e ndonjërës nga këto sëmundje;
b) Ndalimi i qarkullimit në rajonet e infektuara ose drejtpërsëdrejti të rrezikuara;
c) Kufizimi ose ndalimi i qarkullimit të llojeve të veçanta të mallrave dhe të produkteve;
d) Pjesëmarrja e detyrueshme e institucioneve shëndetësore, institucioneve të tjera dhe e qytetarëve në luftimin e sëmundjes dhe në shfrytëzimin e objekteve, të pajisjes dhe të mjeteve të transportit me qëllim të luftimit të sëmundjeve ngjitëse.”

Prandaj,
Rri në shtëpi! Lexo, mëso, shkruaj, puno nga shtëpia dhe mbroje veten dhe tjetrin!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!