Gjithçka që ne dimë mbi qytetërimin legjendar të ishullit të Atlantidës, vjen nga disa faqe të “Timoteu dhe Kritia”, dy “dialogjet” e famshme të shkruara nga Platoni në shekullin IV Para Krishtit.

Sipas Platonit, Atlantida ka ekzistuar rreth 9.000 para kohës së tij. Një fuqi e madhe detare në botën e lashtë, mbretëria ishullore utopike u zhduk në mënyrë misterioze në det gjatë një ditë të vetme.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Përgjatë shekujve, shkrimtarë, historianë, shkencëtarë dhe studiues të panumërt, kanë debatuar nëse Atlantida ka ekzistuar realisht, dhe nëse po, ku mund të ketë qenë.

Atlantida ishte një kontinent në mes të Atlantikut, që u zhduk papritur nën oqean

Ideja se Atlantida ka qenë vërtetë një vend historik, dhe jo vetëm një legjendë e shpikur nga Platoni, nuk doli në sipërfaqe deri në fund të shekullit të XIX-të. Në librin e tij të vitit 1882, “Atlantida, para përmbytjes së madhe botërore”, shkrimtari Ignatius Doneli, argumentoi se arritjet e botës së lashtë (si metalurgjia, gjuha dhe bujqësia), duhet t’i jetë dhënë më herët nga një qytetërim i përparuar, pasi të lashtët nuk ishin mjaftueshëm të sofistikuar për t’i zhvilluar vetë ato fusha.

Duke supozuar se Oqeani Atlantik ishte vetëm disa qindra metra i thellë, Doneli përshkroi një kontinent të përmbytur përmes zhvendosjes së ujërave të oqeaneve, pikërisht në vendin që pati përmendur edhe Platoni:në Oqeanin Atlantik vetëm pak jashtë “Shtyllave të Herkulit”, dy shkëmbij që shënojnë hyrjen në Ngushticën e Gjibraltarit.

Edhe shumë kohë pas oqeanografisë moderne dhe një kuptimi më të madh të pllakave tektonike, që shpjegon tezën e tij të zhvendosjes së ujërave, disa vazhdojnë të kapen ende pas teorisë së Donelit, më së shumti për vendndodhjen e saj në mesin e Atlantikut.

Atlantida u përpi nga Trekëndëshi i Bermudës

Të frymëzuar nga Doneli, shumë shkrimtarë të mëvonshëm i zgjeruan teoritë e tij dhe shtuan spekulimet e tyre, mbi vendin ku mund të kishte qenë Atlantida. Një prej këtyre shkrimtarëve ishte Çarls Berlic, nipi i themeluesit të shkollave të njohura gjuhësore, dhe autor i shumë librave mbi fenomenet paranormale.

Në vitet ‘70, Berlic pretendoi se Atlantida ishte një kontinent i vërtetë që gjendej jashtë Bahamasit, dhe që kishte rënë viktimë e famëkeqit “Trekëndëshi i Bermudës”, një rajon i Atlantikut, ku një numër anijesh dhe avionësh mendohet se janë zhdukur në rrethana misterioze.

Mbështetësit e kësaj teorie, përmendin zbulimin e atyre që duken si mure të ndërtuara nga njeriu dhe rrugët që gjenden në brigjet e Biminit, ndonëse shkencëtarët që i kanë vlerësuar këto struktura, thonë se ato janë formacione natyrale shkëmbore.
Atlantida ishte Antarktida

Një tjetër teori – sipas së cilës Atlantida ishte në fakt një version klimaterik shumë i butë, nga ajo që tani është Antarktida e sotme – bazohet në punën e Çarls Hepgudit, i cili në librin e publikuar në vitin 1958 “Zhvendosja e kores së Tokës”, pati një parathënie nga shkencëtari i famshëm Albert Ajnshtajni.

Sipas Hepgud, rreth 12.000 vjet më parë, korja e Tokës u zhvendos, duke u shpërngulur në kontinentin që njihet me emrin Antarktida, një vend shumë më në veri.

Kontenti me një klimë më të zbutur ishte shtëpia e një qytetërimi të përparuar, por ndryshimi i papritur i vendndodhjes së tij në një klimë të akullt i shfarosi banorët, dhe qyteti i tyre i mrekullueshëm u varros nën shtresat e akullit.

Teoria e Hepgudit u bë publike, përpara se bota shkencore të kishte njohuri të plota mbi pllakat tektonike, të cila në një masë të madhe lidhen me idenë e tij të “zhvendosjes së kores”.
Historia e Atlantidës ishte një ritregrim mitik i Përmbytjes së Detit të Zi.

Kjo teori presupozon se në vetvete Atlantida ishte diçka imagjinare, por historia e përmbytjes së saj është frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë historike:kapërcimin e Bosforit nga Deti Mesdhe dhe përmbytjen e mëvonshme të Detit të Zi, rreth vitit 5600 Para Krishtit. Asokohe, Deti i Zi ishte një liqen me ujë të ëmbël dhe me gjysmën e madhësisë së tij saj aktuale.

Qytetërimet e njohura që kishin lulëzuar në breg të tij, u gjendën qindra metra nën ujin e detit brenda një periudhë të shkurtër kohore (ndoshta në më pak se një vit). Teksa banorët e rajonit u shpërndanë, ata përhapën rrëfimin e përmbytjes, që mund të jetë gjendur mijëra vjet më pas në shkrimet e Platonit mbi Atlantidën.

Atlantida është historia e qytetërimit Minoan, që lulëzoi në ishujt grekë rreth viteve 2500-1600 Para Krishtit

Një nga teoritë më të fundit mbi Atlantidën, ka të bëjë me atë se ky qytetërim ka lulëzuar në ishujt grekë të Kretës dhe Therës (Santorini) më shumë se 4.000 vjet më parë:Minoanët, të quajtur kështu sipas Mbretit legjendar Minos. I Etiketuar si qytetërimi i parë i madh në Evropë, Minoanët ndërtuan pallate të shkëlqyera, rrugë të asfaltuara dhe ishin evropianët e parë që përdorën një gjuhë të shkruar.

Por në kulmin e fuqisë së tyre, Minoanët papritmas u zhdukën nga historia – një mister i gjatë që ka nxitur hipotezat për një lidhje midis këtij qytetërimi të madh të dënuar të zhdukej, dhe Atlantidës së Platonit.

Historianët besojnë se rreth vitit 1600 Para Krishtit, një tërmet masiv tronditi ishullin vullkanik të Theras, duke shkaktuar një shpërthim që shpërndau 10 milionë ton shkëmb, hiri dhe gaz në atmosferë. Cunami që pasoi shpërthimin ishin mjaftueshëm i madh për të fshirë nga harta qytetet Minoane në të gjithë rajonin, një shkatërrim që mund t’i ketë bërë Minoanët të pambrojtshëm ndaj pushtuesve, që vinin nga territoret e pjesës së sotme kontinentale të Greqisë.

Atlantida s’ka ekzistuar fare, atë e shpiku Platoni

Shumica e historianëve dhe shkencëtarëv përgjatë gjithë histories, kanë arritur në përfundimin se shkrimet e Platonit mbi mbretërinë e humbur të Atlantidës, ishin imagjinare. Sipas këtij argumenti, filozofi grek e shpiku Atlantidën, si vizionin e tij të një qytetërimi ideal dhe dështimin e saj si një përrallë paralajmëruese e ndëshkimit nga perënditë të arrogancës së njeriut.

Asnjë e dhënë e shkruar mbi Atlantidën, nuk ekziston jashtë dialogjeve të Platonit, duke përfshirë të gjitha tekstet e tjera të shumta, që kanë mbijetuar nga Greqia e lashtë. Për më tepër, pavarësisht nga përparimet moderne në oqeanografi, dhe ndërtimit të një harte të saktë të fundit të oqeanit, nuk është gjetur asnjëherë ndonjë gjurmë e një qytetërimi të tillë.

/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...