Në media po qarkullojnë lajmet se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjen pasi nuk ka marrë PO-në për çeljen e negociatave me BE.

Mediat maqedonase shkruajnë se qeveria është në rrezik dhe se janë duke u bërë konsultimet e nevojshme në disa nivele të pushtetit dhe do të merret një vendim.


“Kryeministri është kthyer, dhe janë duke u bërë konsultimet e brendshme në disa nivele të Qeverisë” thonë nga zyra e shtypit. Pritet të shihet se si do të jetë lëvizja e qeverisë.