A ju kujtohet? Edi Rama e nisi 2013-n me armë kimike. Por e nisi me tërmet përvojën e tij kryeministrore të 2017-s. Si në rastin e parë, edhe në të dytin, në tryezën e tij qëndronin banda krimi, por jo banda të mençurish.
Jemi një vend i pashoq. Emrat e historisë sonë kanë shumë shpërthime dhe shumë vrasje. 2 Korrik, 2 Prill, 1997 dhe Gërdec, 21 janar, vjedhje të thesarit dhe bankës së shtetit, vdekje punëtorësh dhe vëllavrasje për prona, galeri koncesionesh dhe betonim oligakësh, parlament kriminelësh dhe universitete injorantësh, armë kimike dhe tërmet zgjedhor. Kjo është historia jonë demokratike, ky është morali ynë politik, kjo është zgjuarsia jonë si shoqëri.
Unë nuk kam ç’përfundim të nxjerr. Vazhdoj punën time dhe përkthej libra teorikë. Por një zot e di që këtu nuk ke nevojë të dish për me bë karrierë. Ama ekziston një zgjidhje: kur shtohet numri i njerëzve që nuk preken nga shëmtia dhe këmbëngulin që të bëjnë mirë atë çka dijnë dhe vlen të bëjnë. Ata që këmbëngulin të ndërtojnë diçka të mirë kanë atdhe, ndërsa ata që përjetësojnë krimin nuk kanë të ardhme.

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]