Një pjesëtar kryesor i ekipit të Shtëpisë së Bardhë kundër koronavirusit hodhi poshtë një aludim të Presidentit Donald Trump se mjekët në institucionet federale po gënjejnë publikun për përmasat e epidemisë në SHBA.

Presidenti postoi në Twitter një koment të Chuck Woolery, ish-prezantues i një emisioni argëtues televiziv, i cili shkruante se “të gjithë gënjejnë”, përfshirë Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve, dhe “mjekët tanë, jo të gjithë, por pjesën më të madhe, të cilëve na është thënë t’u besojmë”.

Por Admirali Brett Giroir, admirali që është i përfshirë në ekipin e Shtëpisë së Bardhë kundër koronavirusit, tha në emisionin “Today” të rrjetit NBC; “Ne mund të bëjmë gabime nganjëherë, bazuar në informatat që kemi, por asnjë nga ne nuk gënjen”.

Ju pëlqen!

“Ne jemi plotësisht transparentë me popullin amerikan. Asnjë nga ne nuk është gjithmonë 100% i saktë, por ne e pranojmë këtë fakt,” tha admirali.

Në përgatitje për zgjedhjet, presidenti është munduar të zbusë ndikimin e virusit në komentet e tij, duke thënë kohët e fundit se ndikimi i infeksioneve të reja në SHBA në 99% të rasteve “është krejt i parrezikshëm”.

Gjatë javëve të fundit Presidenti Trump ka pasur kontakte të kufizuara me ekspertin kryesor amerikan të sëmundjeve infective, Dr. Anthony Fauci dhe ka thënë se megjithëse personalisht e pëlqen, Fauci ka bërë “shumë gabime”. VOA

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.