Shqiptarë nga Mali i Zi, shporruni nga Kosova!

Esat Mekuli, Hasan Mekuli, M. Kraja, Qerim Ujkani, Anton Berishaj, Zake Prelvukaj, Gëzim Mekuli, Idriz Ulaj, Rexhep Qosja, Jusuf Ulaj, Isa Qosja dhe Kryeministri Albin Kurti, janë vetëm disa nga personalitetet politike, publicistike e kulturore të Kosovës, prejardhja e të cilëve është diku në Malin e Zi, e që duhet të ndiqen e të shporren nga Kosova. Kështu, të paktën, mendon profesori universitar, z. Krasniqi.

Asnjë intelektual shqiptarë me prejardhje nga Mali i Zi, profesori universitar Milazim Krasniqi, nuk e do më në Kosovë. Krasniqi e ka shkruar një postim fashist në median sociale Facebook, që si shkas morri ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili gjithashtu është me prejardhje nga Mali i Zi.

Ju pëlqen!

“Disa miq më kanë kritikuar pse nuk jam shprehur për rastin e Martin Berishajt. Në fillim u mbrojta, duke u thënë se e kam të njohur të vjetër e po pres zhvillimet. Ama tash e kam një ide më të mirë: në paketë me qata 8000 hektarë tokë që thonë se i janë falë Malit të Zi, ka qenë mirë me ia pasë kthyer edhe kuadrot shqiptare me prejardhje nga Mali i Zi, që nga qeveria, Akademia e diplomacia”, ka shkruar sot Krasniqi, citon MekuliPress.

Për profesorin e Universitetit të Prishtinës, gazetarin partiak, kuadrot nga Mali i Zi “veç shamatë e dëm kanë sjellë e po sjellin”, duke iu thënë se “vec han m.t”, atyre që mendojnë se kjo është përçarje kombëtare.

“Ata që thonë se kjo kërkesë është përçarje kombëtare, vec han m.t, sepse nuk është. Shqiptarët e Malit të Zi gëzojnë respektin tonë të plotë, si të gjithë shqiptarët e tjerë. Ndërsa kuadrot prej atjehit, veç shamatë e dëm kanë sjellë e po sjellin. Si me e pasë kauzë shamatën e dëmin. “Qofsha i gabuar!”, po nuk jam!”, ka shkruar Krasniqi.

Të dashur lexues,
Përse çuditeni sot për nivelin e ulët të gazetarisë shqipe në Kosovë? Përse habiteni sot për lajmet e rreme në mediat tona? Përse çuditeni sot për kontaminimin e hapsirës sonë publike? Përse çuditeni përse sot kemi gazetarë e media çfarë i kemi?
Përgjigjja është e thjeshtë:
Sepse studentët e padjallëzuar të gazetarisë në Univeristetin e Prishtinës, deri dje, ligjërues e profesor e kishin Milazim Krasniqin.
Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.