Fibromialgia është një sëmundje e karakterizuar nga dhimbje e përhapur muskulare, e shoqëruar nga një ndjenjë plogështie, përgjumje, probleme me humorin dhe kujtesën. Specialistët besojnë se fibromialgia e shton ndjenjën e dhimbjes duke ndikuar në mënyrën se si truri i proceson sinjalet e saj.

Ndonjëherë simptomat fillojnë pas një traume fizike, ndërhyrje kirurgjikale, infeksioni apo një stresi të madh psikologjik. Në raste të tjera, simptomat akumulohen gradualisht me kalimin e kohës. Gratë kanë më shumë gjasa që të zhvillojnë fibromialgi se sa burrat

Fibromialgia mund të jetë e trashëgueshme. Një nga faktorët risk më të rëndësishëm është një histori familjare e kësaj sëmundjeje. Ka raste kur fobromialgia mund të prekë disa anëtarë të një familjeje. Risku rritet nëse keni një familjar shumë të afërt (prind, motër, vëlla apo fëmijë) që vuan nga kjo sëmundje.

Ju pëlqen!

Një studim i vitit 2004, i publikuar në revistën mjekësore “Artritit dhe Reumatologjia”, zbuloi se familjarët e afërt të një personi me fibromialgi kanë 8.5 më shumë mundësi të zhvillojnë edhe ata këtë sëmundje sesa familjarët e afërt të personave me artrit reumatoid. Ekspertët mendojnë se kjo ndodh sepse një pjesë specifike e kromozomit përfshihet në riskun për zhvillimin e finromialgisë. Megjithatë, edhe pse gjenet mund t’ju vendosin në një rrezik më të madh për zhvillimin e fibromialgisë, të rëndësishëm janë dhe faktorët mjedisorë.

Nëse dyshoni se mund të vuani nga fibromialgia, bëni një vizitë te mjeku juaj. Gjatë procesit të diagnostikimit do të merret parasysh nëse keni dhimbje të përhapur të trupit, sidomos në zona të caktuara që ndikohen zakonisht nga fibromialgia, si pjesa e pasme e kokës, bërrylat, gjunjtë, legeni, shpatullat, shpina dhe pjesa e sipërme e kraharorit. Mjeku do ju pyesë dhe nëse po përjetoni simptoma të tjera të fibromialgisë si plogështi dhe probleme me gjumin dhe përqendrimin.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!