A është fajtor Shqiptari

A është fajtor shqiptari pse në këtë qiell jeton,
nën këtë qiell në trojet e të parëve të vet ?
A është fajtor pse është,
e përkundër të gjithëve qëndron shqiptari,
rob e njeri, që do i vetvetës të jetë ?!

A është fajtor shqiptari, pse si të tjerët don
të jetojë si njeri në të vetat sot e përditë ?
A është fajtor pse, përkundër dhunës – rron e qëndron
nën qiellin e Kosovës loke, në truallin e të parëve të vet!

Ju pëlqen!

Esat Mekuli (Sat Nokshiqi)

Lexo po ashtu:  Opsioni i ri do ta bëjë më të lehtë ndjekjen e replikave në Twitter
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!