Cigaret elektronike ose të quajtura ndryshe ‘Vape’ po bëhen një temë diskutimi në gjithë botën.

Rreth 35 milionë njerëz përdorin vape nga ku një pjesë e konsiderueshme janë adoleshentë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Që kur dolën në treg, cigaren elektronike janë pozicionuar si një alternative e cigareve tradicionale. Asnjë mjek nuk e rekomandon cigaren elektronike, por disa e konsiderojnë atë si një ndihmesë për të lënë duhanin.

Por muajt e fundit, raportet për pasoja të rënda shëndetësore kanë sjellë në dyshim sigurinë e cigareve elektronike. Rastet e problemeve shëndetësore numërohen rreth 450 nga ku janë raportuar dhe 5 vdekje.

Një grup mjekësh Britanik u shprehën se “duhet të bëhen përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për efektin e dëmshëm të avullit, dhe mjekët duhet të dekurajojnë pacientët e tyre nga avullimi.”

Mjekët kanë konstatuar se problemet më të theksuar nga përdorimi sjellin bllokim të mushkërive, bllokim të frymëmarrjes, dhimbje në gjoks, lodhje dhe marrje mendsh dhe të vjella në disa raste.

Skanimet kanë treguar se gjoksi i tyre duket i ngjashëm me ato me pneumoni. Mushkëritë e pacientëve duket se po fillojnë një reagim masiv imunitar, përveç se qelizat e bardha të gjakut janë të mbushura me yndyrna. Ofruesit e kujdesit shëndetësor mund të trajtojnë inflamacionin me ventilatorë për të ndihmuar frymëmarrjen e pacientëve.

Sasi e lartë e kimikateve të përdorura në cigaret elektronike është një ndër shkaktarët kryesorë, gjithashtu edhe përfshirja e nikotinës dhe kanabisit brenda tyre mund të shkaktojnë ndërveprime të rrezikshme.

Studiuesit janë akoma në fazat e para të zbulimeve por ajo që shihet qartë është se për një periudhë të pacaktuar cigaret elektronike mund të shkaktojnë dëme tepër serioze për përdoruesit.

Nebi Xhomaqi /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...