Kryetari kontravers i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një konferencë për media ka bërë të ditur se nesër nuk do të ketë mësim dhe se greva do të vazhdoj?

“Nesër është 1 shtatori dhe po të kishim angazhim të sinqertë të shtetit tonë nesër do të kishim fillim të vitit shkollor, por fatkeqësisht pasi që mungon dialogu greva do të vazhdoj kjo do të thotë që edhe nesër punëtorët e arsimit do të jenë në grevë dhe ajo do të vazhdoj edhe më tutje derisa qeveria të filloj realizimin e kërkesave tona”, tha Jasharaj.

Ai tutje u bëri thirrje prindërve dhe nxënësve që t’i mirëkuptojnë, derisa u bëri lutje prindërve që fëmijët nesër mos t’i dërgojnë në shkolla.

Ju pëlqen!

“Apeli im edhe njëherë është që për hir të sigurisë së nxënësve, ata të mbesin në shtëpi dhe nëse do të kemi informacione që dikush do të tentoi të ushtroi presion ndaj grevistëve do ta informojmë Policinë e Kosovës që ajo të intervenojë”, tha Jasharaj.

 

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.